Twitxy Saved

Pirro Vengu

Verified account This account is verified. Learn more

@pvengu

Baba, bashkëshort, 🇦🇱 Deputet i Vlorës🌹 • Father, husband, Member of Parliament for Vlora.
mod.gov.al Joined August 2010
3.5K Following 4.6K Followers 11K Posts

Latest posts 5

Pirro Vengu Verified account @pvengu
📍 Në Varrezat franceze të Korçës, në cilësinë e kreut të delegacionit parlamentar të miqësisë Shqipëri–Francë, ku nderuam të rënët e Luftës së Parë Botërore, në një ceremoni që bashkon dikur kundërshtarë e sot aleatë.

Fronti i Orientit përshkonte edhe Shqipërinë, me pavarësinë e saj ende të brishtë e të kontestuar. Në Korçë, prania franceze i dha mbështetje vullnetit shtetformues të shqiptarëve, në çaste vendimtare për vazhdimësinë e kombit.

Edhe në kohët më të errëta lindin ëndrrat më të ndritura. Republika e Korçës, 110-vjetorin e së cilës përkujtojmë sivjet, ishte një përpjekje e shkurtër por largpamëse, e vogël por hijerëndë.

Një faqe e historisë sonë që mbetet dëshmi e miqësisë së hershme shqiptaro-franceze. 🇦🇱🇫🇷

—————

📍 Au cimetière français de Korça, j’ai rendu hommage aux morts de la Première Guerre mondiale, lors d’une cérémonie réunissant les adversaires d’hier, alliés d’aujourd’hui.

Le front d’Orient traversait aussi l’Albanie, dont l’indépendance était encore fragile et contestée. À Korça, la présence française a soutenu la volonté des Albanais d’édifier leur propre État, en des heures décisives où la nation était en péril.

Même dans les heures les plus sombres naissent les rêves les plus lumineux. La République de Korça, dont nous commémorons cette année le 110ᵉ anniversaire, fut une entreprise éphémère mais visionnaire, modeste mais empreinte de grandeur.

Une page de notre histoire qui demeure un témoignage de l’amitié profonde et ancienne entre l’Albanie et la France. 🇦🇱🇫🇷
Pirro Vengu Verified account @pvengu
Në orën 11, të datës 11, të muajit të 11-të, armët pushuan.

Sot nderojmë të rënët e Luftës së Parë Botërore. Një luftë që solli tmerrin në përmasa industriale, gjymtoi një brez të tërë dhe shënoi fillimin e rënies së Europës në rendin botëror.

Kujtojmë sa shumë kanë kushtuar liria dhe paqja, dhe sa vullnet kërkon mbrojtja e tyre.

Nder e lavdi të rënëve gjatë natës së gjatë europiane. 🫡
Pirro Vengu Verified account @pvengu
🇦🇱🇫🇷 À la veille du @ParisPeaceForum le président Emmanuel Macron a reçu ce soir à l’Élysée le Premier ministre Edi Rama pour un entretien en tête-à-tête. Mise en œuvre des priorités du partenariat stratégique France - Albanie et avenir européen. 🇪🇺
6 replies 1 reposts 15 likes 929 views View on X
Pirro Vengu Verified account @pvengu
Sot në Tuz, në një ditë të rëndësishme për bashkimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi. 🇦🇱🇲🇪

Shqiptarët në këto troje kanë ditur jo vetëm të rezistojnë, jo vetëm të mbijetojnë, por mbi të gjitha të ndërtojnë. Me familjen, punën dhe rrënjët si burim i pashtershëm përparimi, si europianë të Adriatikut, dhe mesdhetarë autentikë.

Tashmë faktori politik shqiptar në Malin e Zi ka mundësinë, forcën dhe përgjegjësinë të dëshmojë se ruajtja e identitetit dhe besnikëria ndaj shtetndërtimit europian ecin krah për krah. Shëmbulli i Malit të Zi në negociatat e anëtarësimit me BE, është gjithashtu sukses i shqiptarëve të Malit të Zi. 🇪🇺

Urime Forumit Shqiptar për bashkimin në një subjekt të vetëm politik! Urime @NikGjeloshaj , të zgjedhur sot kryetar. Suksese dhe punë të mbarë! #BashkëNëEuropë
0 replies 2 reposts 10 likes 349 views View on X
Pirro Vengu Verified account @pvengu
Shteti nuk shteron te ruajtja e rendit. Sado të nevojshme të jenë masat kundër dhunës, vëmendjen tonë maksimale duhet ta marrë projektbuxheti 2027, që këtë javë vjen për shqyrtim në Kuvend.

Përgjegjësia jonë si mazhorancë socialiste është të bëjmë të mundur që ky buxhet të jetë jo vetëm më i madhi i dekadës së fundit, por edhe më sociali e më gjithëpërfshirësi.

Kjo do të thotë strehim të përballueshëm për të rinjtë, paga e pensione që përballojnë koston e jetesës, mbështetje për familjet në nevojë, arsim e shëndetësi më të mira dhe taksim më të drejtë.

Suksesi i buxhetit 2027 duhet të matet me përmirësimin e jetës së njerëzve.